LSDM vazhdon me protestat: Qeveria shkeli të gjithë për para

Fronti opozitar në krye me Lidhjen Socialdemokrate vazhdon protestat kundër si që shprehen, regjimit partiako-policor të Nikolla Gruevskit.

Ata para Ministrisë së financave kanë shprehur indinjatën e tyre duke theksuar se Qeveria ka shkelur mbi të gjithë për të fituar shumë para dhe pas 24 dhjetorit kjo ministri është bërë vendi i cili në mënyrë jo-racionale fut popullin në borxhe.

“Nga ky institucion iniciohen dhe realizohen vitet e fundit të gjitha borxhet e mëdha të këtij regjimi. Mjete të majme, të cilat shpenzohen më pas në mënyrë joproduktive. Të rikujtojmë veten se pikërisht për shkak të borxhit dhe sjelljes plëngprishëse të këtij pushteti, LSDM solli në Kuvend planin e kursimit. Donim që në këto kohë krize të detyrojmë pushtetin të sillet në mënyrën e njëjtë sikurse sillen qytetarët, gjegjësisht ta vëmë atë në pozitën e njëjtë sikurse janë qytetarët”, tha Zoran Jovanovski.

Sipas tij, nuk duhet harruar gjesti i ministrit Stavrevski i cili kryeson me këtë dikaster, për të mënjanuar sa më shpejtë dhe në mënyrë sa më të dhunshme nga Parlamenti deputetët e zgjedhur nga populli. 

“Ky gjest do të mbahet mend si një nga momentet më të turpshme të historisë politike të Maqedonisë. Moment turpi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, tha sot para ministrisë së financave Jovanovski i cili është nënkryetar i LSDM-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button