Dënohen Ibrahimovich dhe Lazio!

Zlatan Ibrahimoviq dhe skuadra italiane Lazio, janë dënuar nga UEFA me nga dy ndeshje. Ylli suedez është dënuar për kartonin e kuq që e mori në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Valencias dhe do t’i mungojë skuadrës së tij në dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, pa u dënuar nuk ka shpëtuar as klubi italian Lazio, të cilët nuk do të mund ta kenë përkrahjen e tifozëve të tyre në dy ndeshjet e ardhshme në Evropë, për arsye se tifozët lazial kanë përdor shprehje raciste në ndeshjen ndaj Borussia Monchegladbach.

Lajme të ngjashme

Back to top button