Prej sot shkupjanët do të paguajnë më lirë ngrohjen qëndrore!

Ngrohja qendrore prej ditës së sotme lirohet për 14,24 për qind për ata qytetarë nga Shkupi që furnizohen me Bllakan Energie Grup dhe për 13,45 për qind për ata që ngrohen përmes ngrohtores “Shkup  Veri”. 

Komisioni rregullator për energji vendimin për uljen e çmimit e miratori në seancën e fundit, ndërsa  ka të bëjë me çmimin më të ulët të gazit natyror i cili  ka pjesëmarrje prej 70 për qind në prodhimin e energjisë termike, ndërsa 30 për qind  përdoret mazuti. 

Regullatori, sipas rregullatores së re, çmimin e energjisë termike mund ta ndryshojë në nivel mujor në intervalin prej plus-minus 5 për qind. Deri tani  bëhej dy herë në vit, në dhjetor dhe në qershor.

Lajme të ngjashme

Back to top button