SHBA vazhdon të mbështes dialogun Kosovë – Serbi

Bashkëpunimi i Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e drejtësisë, ishte në qendër të takimit që zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi pati me një delegacion të Ambasadësamerikane në Prishtinë dhe Beograd.

Gjatë diskutimeve u vlerësua mbështetja amerikane që është dhënë për Kosovën në këtë fushë. Ndërsa u diskutua edhe për çështjen edialogut të Kosovës me Serbinë, me ç’rast Ministri Kuçi shprehu gatishmërinë e tij rreth këtij dialogu dhe kërkoi që SHBA-të të jenë mbështetëse aktive edialogut.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e ambasadës amerikan u treguan të gatshëm për mbështetje të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe të kontribuojnë ndaras për palët pjesëmarrëse në këtë dialog./RTK

Lajme të ngjashme

Back to top button