Samiti i Romës, Assadi duhet të largohet

Të ndalet menjëherë dhuna, të lirohen të burgosurit politikë, dënim për vendet që furnizojnë me armë regjimin sirian dhe të largohet Assad. Këtë kërkuan vendet pjesëmarrje në Samitin e Romës mbi Sirinë, ku gjendej edhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Në Samitin e organizuar në Villa Madama, me ftesë të ministrit të Jashtëm italian, Gulio Terzi, ishte i pranishëm edhe ministri ynë i Jashtëm, Edmond Panariti.

Pati dy mbledhje; e para me ministrat e Jashtëm të vendeve mike të Sirisë dhe e dyta me vendet opozitare. ShBA-të do të japin 60 milionë dollarë ndihmë për opozitën në Siri, për ushqime dhe medikamente, si dhe për të arritur një përfundim dhe tranzicion paqësor. Sipas Kerry-t, “Assad është një lider i dëshpëruar”. Ndërsa Terzi shtoi se, “Assad është duke kryer krime kundër njerëzimit”./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button