“Defender Europe 21”, Ambasada e SHBA-së publikoi video nga stërvitja
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Twitter disa pamje dhe foto nga stërvitja e përbashkët ushtarake “Defender Europe 21”, që ka nisur prej disa ditësh në Shqipëri, shkruan gazeta Mapo.
Në video shihen momentet nga manovrat ushtarake për evakuimin e ekuipazhit nga mjetet ujore të përfshira nga zjarri.
Statusi nga Ambasada e SHBA-së:
Anija ushtarake e Furnizimit Logjistik “James A. Loux” zhvilloi fundjavën e kaluar disa manovra ushtarake dhe stërvitje në Detin Adriatik pranë Durrësit.
Trajnimi i ekuipazhit përfshinte një stërvitje për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e njerëzve. Një varkë shpëtimi u nis nga anija për të rimarrë një anëtar të ekuipazhit. “LSV James A Loux” është në Portin e Durrësit për të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake Defender Europe 21 si pjesë e operacionit të përbashkët për të transportuar automjete dhe pajisje ushtarake nga USNS Bob Hope në Shqipëri.
?? Army Logistics Supply Vessel James A. Loux conducted maneuvers and training exercises in the Adriatic Sea near Durres this past weekend. Crew training included a fire suppression drill and man overboard drill. A rescue boat was launched from the ship… (1/2) pic.twitter.com/C14FT7kH5Z
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) May 11, 2021