Shkel me veturë vajzën 18 vjeçare dhe ik

Mbrëmë rreth orës 21:45, në rrugën rajonale Kumanovë – Kriva Pallankë, në komunën e Rankovcës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ?. ?. (22) nga fshati Gjinovc, me veturë të llojit “Audi A4” e ka shekulur këmbësoren Despina ?.(18) nga fshati Ljubinc, dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në fatkeqësi, njoftoi MPB-ja, Despina ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, e për një kohë të shkurtër, policët e kanë kapur edhe autorin e aksidentit M. J. Pas kryerjes së testit për alkool, është konstatuar prania e alkoolit në gjak prej 1,04 promilësh. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button