PDK-ja kërkoi shkarkimin e ministres Gërvalla

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla edhe sot ka fyer luftën e UÇK-së, viktimat e luftës e të dhunuarit, raporton Koha.net.

Ai ka thënë se nuk mund të lejojnë që ministrja e Punëve të Jashtme të flet me narracionin e njëjtë me autoritetet serbe. Tahiri ka thënë se kërkojnë nga Kurti që sa më parë ta shkarkojë këtë ministre.

“PDK e merr me shqetësim qëndrimin e ministres së Punëve të Jashtme sepse ajo e përfaqëson Kosovën. Ne e kemi në vazhdimësi një tendencë nga mazhoranca të sillet kështu me opozitën. I bëjmë thirrje mazhorancës të tërhiqet nga ky pozicion që është i dëmshëm”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se sot u pamundësua vazhdimi i seancës pasi sipas tij kishin fyerje nga deputetët e mazhorancës. Ai ka shtuar se për opozitën ishte e pamundur të qëndronin në seancë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button