Kanadaja është vendi i parë që e miratoi vaksinën ‘Pfizer’ edhe për fëmijët e moshës nga 12 deri në 15 vjeç

Kanadaja u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën Pfizer/Biontec për fëmijët e moshës nga 12 deri në 15 vjeç, duke e përshkruar lëvizjen si një dritë në fund të tunelit, transmeton Portalb.mk.

“Vaksina Pfizer/Biontec është e sigurt dhe efektive edhe për grupmoshat më të reja. Fillojmë të shohim dritën në fund të tunelit. Kjo do t’i ndihmojë fëmijët të kthehen në një jetën normale, pasi ishte shumë e vështirë për të gjithë vitin e kaluar”, tha Supria Sharma, ish këshilltare në Ministrinë kanadeze të Shëndetësisë.

Rreth 20% e të regjistruarve, 1.24 milion raste me koronavirus në Kanada janë nën moshën 19 vjeç.

Pritet që edhe Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave të marrë një vendim të tillë së shpejti, ndërsa Bashkimi Evropian është në fazën e analizës.

“Pfizer”, paraprakisht njoftoi se fëmijët mund të kenë efekte anësore nga vaksina, ashtu si të rriturit, veçanërisht pas dozës së dytë. Në një studim të kryer nga 2.260 vullnetarë të rinj, asnjë nga fëmijët e vaksinuar nuk u infektua me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button