Disa arsye befasuese pse duhet të pini shumë kafe

Keni dëgjuar shumë këshilla se si kafja është e keqe për shëndetin dhe që duhet të shmanget, por nëse jeni në dyshim nëse duhet ta filloni ditën me të ose të qëndroni vigjilent gjatë kohës së përgatitjes së provimit, mos u dëshpëroni, sepse shkencëtarët pohojnë që kafja e zezë fsheh efekte të pabesueshme pozitive.

Edhe pse kafeina mund të nxisë ankth dhe pagjumësi, kafja është e  mbushur me antioksidantë të fortë që veprojnë në shëndetin e njerëzve  më mirë se pemët dhe perimet. Por shkencëtarët nga Universiteti amerikan “Duke”, thonë se si kafja duhet të pihet e kultivuar organikisht e cila nuk është e trajtuar me kimikate të ndryshme që mund të anulojnë të gjitha dobitë e saj.

Nëse ditën e filloni me kafe të shtëpisë ose kafe që është kultivuar organikisht ja çfarë ju pret:

Kafja redukton rrezikun nga diabeti i tipit 2 – sa më shumë kafe që pini keni më pak shanse për t’u prekur nga diabeti. Për shembull, studimi i Universitetit UCLA ka treguar që femrat në postmenopauzë që pinë më së paku katër filxhanë kafe në ditë kanë gati 50 për qind më pak probabilitet të sëmuren nga diabeti i tipit 2 sesa personat që nuk e shijojnë aspak këtë pije të zezë. Në fakt, çdo filxhan shtesë i kafes në mënyrë të shtuar redukton shansin për të zhvilluar diabet, të paktën kështu pohojnë shkencëtarët australianë.

Si vepron: shkencëtarët konsiderojnë që konsumimi i kafes rrit koncentrimin e proteinës specifike në gjak, e cila mbron nga diabeti, respektivisht rrit tolerancën e trupit në glukozë ashtu që përshpejton metabolizmin.

Kafja mund të ripërtërijë qelizat e prekura nga kanceri – Një kohë të gjatë është konsideruar që kafja shkakton kancer, por hulumtimet e reja kanë treguar që ajo mund të mbrojë trupin nga disa forma të karcinomave, me siguri duke nxitur regjenerimin e ADN-së. Për shembull dy studime të ndara të Universitetit të Harvardit të kryera në vitin 2011 kanë treguar që femrat të cilat pinë disa filxhanë kafe në ditë kanë rrezik më të vogël nga kanceri endometrial, derisa gjashtë filxhanë kafe në ditë reduktojnë për 60 për qind mundësinë që meshkujt të fitojnë kancer të prostatës.

Si vepron: shkencëtarët konsiderojnë që komponimet nga kafja parandalojnë proceset inflamtore në trup, ndërsa në veçanti antioksidanti metilpiridinë i cili mund të gjendet vetëm në kafe sepse krijohet gjatë pjekjes apo fërgimit të kokrrave.

Kafja redukton rrezikun nga dementia – edhe pse shkencëtarët nuk e kanë tërësisht të qartë se në ç’mënyrë sëmundja e Alzheimerit ndryshon trurin, janë të sigurt që kafja redukton rrezikun nga humbja e kujtesës. Hulumtimi i shkencëtarëve skandinavë ka treguar që personat të cilët kanë pirë tre deri pesë filxhanë kafe në ditë kanë 65 për qind më pak shanse të preken nga dementia sesa njerëzit të cilët në ditë kanë pirë dy ose më pak filxhanë të kafes.

Si vepron: shkencëtarët besojnë që antioksidantët nga kafja luajnë rol të rëndësishëm sepse parandalojnë bllokimin e enëve të gjakut, të cilët janë një nga shkaqet kryesore të humbjes së kujtesës. Reduktohet rreziku nga diabeti i tipit 2, i cili po ashtu është shkaktar i dementias, dhe reduktohet kolesterina që ka ndikim të rëndësishëm negativ në funksionet kognitive.

– Kafja mbron meshkujt nga sëmundja e Parkinsonit – me rishikimin rezultateve të 26 studimeve të ndryshme shkencëtarët kanë përfunduar  që meshkujt që pinë dy deri në tre filxhanë kafe në ditë kanë 25 për qind më pak rrezik nga sëmundja e Parkinsonit sesa meshkujt që abstenojnë nga pija e zezë. Fatkeqësisht kafja nuk ka efekt të dobishëm në femra.

Si vepron: shkencëtarët nuk janë të sigurt së në ç’mënyrë kafja mbron meshkujt nga Parkinsoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button