Zgjedhjet lokale 2013, 15 denarë një votë!

Secili kandidat i cili merr pjesë në zgjedhjet lokale, në fund do të shpërblehet.

Çdo votë e tij do të paguhet 15 denarë, kështu të paktën është e rregulluar me ligj, tha nënkryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Subhi Jakupi.

‘Kodi zgjedhor sqaron se të gjitha partitë politike zgjedhëse, koalicionet të cilat garojnë në zgjedhje dhe fitojnë aq vota sa fitojnë në fund është e rregulluar me ligj që çdo grup zgjedhësish, parti politike, ose koalicion i cili për atë numër votash që ka fituar në zgjedhje lokale, komuna pas përfundimit të zgjedhjeve është e obliguar ti paguajë në vlerë prej 15 denarësh, për çdo votë të cilën ka fituar partia politike, koalicioni apo grupi zgjedhës’ sqaroi Jakupi.

Shuma e mjeteve e cila do të konstatohet pas grumbullimit të votave do të shkojnë për partinë, respektivisht kandidatin e pavarur.

‘Mjetet shkojnë për partinë, koalicionin apo grupin e zgjedhësve, për kandidatin i cili ka llogari të veçante të hapur’ tha Jakupi.

Ndryshe, në Zgjedhjet lokale 2013, do të marrin pjesë 268 kandidat komunash, prej tyre 25 janë të pavarur./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button