Lypsari kthen unazën e diamantit, shpërblehet me 130.000 dollarë

I pastrehu Billi e ka kthyer unazën e diamantit të Sara Darling, e cila pa dashje i ka rënë në gotën e tij për para. 

Kjo sjellje njerëzore e këtij lypsari e ka bërë atë të pasur. Deri tani ai ka mbledhur deri 130.000 dollarë si shpërblim nga Sara.

Sara Darling thuajse asnjëherë nuk e ka nxjerr unazën e saj nga gishti, ka qenë shumë emocionalisht e lidhur për të. Por kohë më parë ajo e ka nxjerr unazën dhe e ka vendosur në portofolin e saj, së bashku me parat e tjera të hekurta.  Kur  ka parë Billin si lypsar, i ka zbrazur të gjitha të hollat e hekurta, duke harruar se unaza e saj e diamantit ndodhet aty.

Ditën tjetër Sara kishte kuptuar se pa dashje ia ka dhënë unazën e saj të dashur atij lypsari dhe është kthyer që ta gjej Billin. Billi ka qëndruar në vendin e njëjtë dhe e ka pyetur mos i ka dhënë atij diçka që për të është shumë e rëndësishme.

“A bëhet fjalë për unazën? Po, tek unë është, e ruajta për ju “- është përgjigjur Bill i cili ia ka kthyer unazën Sarës dhe ajo ka mbetur e mahnitur nga sjellja e tij.

Në shenjë falënderimi Sara dhe bashkëshorti i saj, kanë filluar një kampanjë në faqen e internetit “giveforward.com”, ku mbledhin mjete për t’i ndihmuar Billit.

Për vetëm një javë janë mbledhur 130.000 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button