Vesa Luma do të martohet me dasmë

U bë kohë që këngëtarja e njohur, Vesa Luma, është fejuar me këngëtarin dhe kantautorin e njohur Big Basta, pra dashurinë e tyre ata e kanë kurorëzuar edhe me fejesë, mirëpo edhe pse bashkëjetojnë, ata ende nuk janë të martuar.

Vesa martesën e saj do ta bëjë me një ceremoni të madhe dasmore, por ende nuk e kanë vendosur se kur do të jetë kjo datë. “Fejesa dhe bashkëjetesa me Bastën shumë herë është keqkuptuar në opinion dhe shumë prej tyre kanë menduar se ne jemi martuar, mirëpo e vërteta është se edhe pse bashkëjetojmë nuk jemi të martuar. Ne kemi vendosur që martesën ta bëjmë me dasmë, por ende nuk e kemi vendosur datën e martesës”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Vesa aktualisht është mjaft e angazhuar në fushën e këngës, ajo së bashku me të fejuarin e saj kanë përgatitur këngën më të re të titulluar “24 orë” e cila shumë shpejt do të plasohet bashkë me videoklip. Vesa xhirimet e videoklipit do t’i filloj sot, me produksionin “Urban Graphics” në disa pjesë të Kosovës.

“Tani do të nisim të përgatitim videoklipin e këngës ‘24’ dhe xhirimet do të bëhen në disa vende të Kosovës. Shpresoj se çdo gjë do të realizohet mirë dhe klipi të rezultoj me sukses”, shton ajo. Kënga “24” trajton një tematikë dashurie që iu referohet të gjithë çifteve, por kjo këngë ka të bëjë edhe me dashurinë e Vesës dhe Bastës. “Kënga është shumë pozitive, që tregon për një dashuri gjatë 24 orëve.

Pra ka një tekst mjaft përmbajtësor që mund të prek jetën e çdo çifti. Dhe në këtë rast përfshinë edhe dashurinë time dhe të Bastës”, thekson ajo. Vesa planifikon që në të ardhmen të realizoj edhe disa projekte të reja, të cilat do të jenë befasi për adhuruesit e saj të shumtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button