Importe të reja me qumësht kancerogjen në Maqedoni!

Rezultatet e para jozyrtare tregojnë për një sasi të re të qumshtit të importuar me përmbajtje të aflatoksinës. Dërgesat e qumshtit nga Imlek, Maestro-Nish dhe Shabac kanë përmbajtje të lartë aflatoksinës, njofton Nova.

Analizat e deritanishme tregojnë se më të kontaminuar janë qumshtet nga Sërbia, por gjithashtu edhe disa prodhues nga Kroacia dhe Bosnja.
Nga agjensia për ushqim dhe veterinari, vërtetuan se këto janë rezultatet paraprake dhe se e gjithë sasia e qumshtit është nën kontroll dhe asnjë litër qumësht kancerogjen nuk është lëshuar në treg.

Hulumtimet e deritanishme kanë treguar se asnjë lloj nga qumështi gjerman dhe slloven nuk ka përmbajtje të aflatoksinës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button