KSHZ: Rivotim në Dollnen dhe 29 komuna tjera

Komisioni shtetëror zgjedhor në pajtim me vendimet e Gjykatës Administrative vendosi për përsëritjen e votimit të dielën më 7 prill dhe atë në: një vendvotim në Dollnen dhe në tre vendvotime në Strumicë.

Ndërkaq, rreth të dytë të votimit në zgjedhjet lokale do të ketë në 29 komuna si dhe në Qytetin e Shkupit.

Ata do të mbahen në:Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Bërvenicë, Butel, Veles, Vrapçisht, Gostivar, Shkup, Debarcë, Delçevë, Gjorçe Petrov, Jegunovc, Kavadar, Karbinci, Karposh, Koçan, Kumanovë, Lozovë, Mogillë, Resnjë Nagoriçan të Vjetër, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Qendër, Çair dhe Çeshinovë-Obleshevë.

“Komisioni shtetëror zgjedhor në pajtim me vendimet e Gjykatës Administrative solli vendim për përsëritjen e votimit në një vendvotim në Dollnen 1473 dhe tre vendvotime në Strumicë 1727 dhe 1730 dhe 1734, ku duhet të përsëritet votimi i raundit të parë”, informoi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko. 

Lajme të ngjashme

Back to top button