Maqedonia e zhytur në borxhe, pa plan konkret për daljen nga kriza!

Qeveria e maqedonisë nga dita në ditë po e zhyt thellë e më thellë vendin në borxhe që po merr nga institucionet ndërkombëtare.

Përmes katër ankandeve të bonove të thesarit dhe obligacioneve, dje shteti mori borxh pothuajse 140 milionë euro.

Në bazë të letrave me vlerë, qeveria në sektorin real duhet të kthejë edhe rreth 100.6 milionë euro. Borxhi publik vazhdimisht po rritet, përfshirë edhe muajin shkurt arrin në 33.3 % të produktit të brendshëm bruto.

Maqedonia përfundoi vitin e kaluar me një borxh që kapte vlerën e 32 % të GDP-së. Në vetëm dy muaj, borxhi total i qeverisë qendrore është rritur me më shumë se 170 milionë euro.
Sipas profesorit univeristar Petrit Pollozhani, kjo strategji që po përdor Qeveria e Maqedonisë është e gabuar dhe e pa shpresë për ta nxjerrë vendin nga kjo situate e cila dita ditës po rëndohet.

 “Duke pas parasysh strategjinë e inestimeve që po përdor kjo qeveri, nuk ka si të shpresoj se gjerat do të shkojnë mirë në të ardhmen. Situata reale në vend është vërtet shumë e rëndë, norma e lartë e papunësisë e cila kohët e fundit përpiqet që në mënyrë artificiale të ulet, është një tregues i rëndësishëm për gjendjen ekonomike që po kalon vendi ynë, ngecjet ekonomike të eurozonës, varfëria por edhe investimet e gabuara në projekte jo produktive për qytetarët, vazhdimisht e ngarkojnë gjendjen edhe ashtu të rëndë te popullatës”, vlerson Prof.Dr Petrit Pollozhani.

Profesor Pollozhani vlerëson se lufta ndaj korrupsionit dhe kthimi i besimit tek investitorët e huaj janë dy elememte të rëndësishme për të filluar një faqe të re në ekonominë e vendit tonë.

“Duhet të përmisohet politika fiskale dhe monetare, të ndalet korrupsioni dhe të stimulohet ardhja e kapitalit të huaj dhe atë duke kthyer besimin tek investitorët e huaj. Maqedonia duhet me çdo kusht të përmirsoj politikën e saj kreditore, të eliminoj  veprimin e sistemit monopol dhe ti jepet përkrahje e madhe biznesit të vogël”, u shpreh Pollozhani për Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button