Plagoset një vajzë në Kumanovë

Një vajzë 27 vjeçare është plagosur dje pasdite nga një armë e zjarrit në periferi të Kumanovës. Sipas policisë, motivet e kësaj plagosje janë nga një sherr që ka ndodhur midis vajzës së plagosur dhe një njohësi të saj, i cili më pas ka ikur në drejtim të panjohur me makinën e tij. 

Policia e qytetit theksoi se sot do të jap detaje mbi ngjarjen dhe se është vënë në kërkim të autorit. Nga Spitali i Kumanovës kanë informuar se rreth orës 15.00 është pranuar një vajzë e plagosur 27 vjeçare, e cila kishte plage të shkaktuara nga tre plumba në dy këmbët. Ajo menjëherë është dërguar në Klinikën e Traumatologjisë në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button