RMV, Filipçe: Nuk kemi regjistruar raste me efekte seriote të padëshiruara pas marrjes së vaksinës kundër Kovid-19

Në vend nuk janë regjistruar efekte më serioze të padëshiruara pas marrjes së vaksinës kundër Kovid-19, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në intervistë për 360 Grade, njofton Portalb.

Ai tha se përveç rastit me vajzën e re tek e cila u paraqit trombozë pas marrjes së vaksinës “Aatra Zeneka” në Serbi, raste të tjera më serioze nuk ka.

“Rast tjetër të tillë më serioz nuk ka. Për fat të mirë edhe vajza është mirë, gjithçka përfundoi në mënyrën më të mirë. kemi regjistruar disa dukuri të zakonshme si skuqje rreth vendit të pickimit nga vaksina ose temperaturë të ulët deri në dy-tre ditë, por dukuri tjera serioze nuk ka”, thotë Filipçe.

Në pyetjen se nëse ka raste që edhe dy dozave të marra të vaksinës kundër Kovid-19 sërish janë infektuar, Filipçe theksoi se diçka e tillë në vend deri tani nuk është regjistruar.

“Tek ne nuk ka. Por, në vende të tjera mnë botë ndodhin edhe shembuj të tillë. Në Amerikën Jugore ka në disa vende dhe në Indi gjithashtu. por, këtu duhet të bëhet analizë e hollësishme nga aspekti mjekësor, për shkak se shumë gjëra janë të rëndësishme. Duhet të konfirmohet se nëse bëhet fjalë për reinfektim, struktura e shkaktuesit të infektimit të parë, madje edhe të reinfektimit, që të kuptohet se nëse bëhet fjalë për llojin e njëjtë që është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme. Tani bota po druan nga ajo se nëse është e mundur që të paraqitet mutacion tek të cilët vaksinat e deritanishme nuk do të mund të jenë efikase dhe mundësia që të vijmë deri në valë të fuqishme edhe krahas asaj që numri më i madh i popullatës do të jenë të vaksinuar”, theksoi ai.

Ai shtoi se edhe pse nuk përjashtohet mundësia që dikush të infektohet edhe pas marrjes së dozës së dytë të vaksinave kundër Kovid-19, megjithatë, garantohet se ajo nuk do të jetë me formë të rëndë të sëmundjes dhe nuk do të rezultojë me vdekje.

Filipçe theksoi se mendon që është sinjal i mirë që anëtarët e Qeverisë dhe personalitetet publike të vaksinohet me atë vaksinë të cilën e kemi në sasi më të mëdha, ndërsa tani ajo është vaksina kineze e “Sinofarm”-it.

“Nuk kam kurrfarë problem, e as nuk preferoj ndonjë vaksinë, konsideroj se vaksina e ‘Sinofarm’-it është tejet solide”, tha Filipçe.

Ai shtoi se anëtarët e Qeverisë pritet të fillojnë me vaksinim nga fundi i javës së ardhshme.

Ministri Filipçe në intervistë theksoi se në Greqi do të mund të hyhet me vërtetim për marrje të cilësdo vaksinë kundër Kovid-19, por si alternativë do të jetë edhe hyrje me test negativ PCR.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button