(VIDEO) Bayerni tregoi forcën e vërtetë

Bayern Munich ka mposhtur me rezultat 2-0 kampionin e Italisë, Juventus, në takimin e zhvilluar të martën mbrëma në Allianz Arena, në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Pas vetëm disa sekondash lojë, Juventus arriti të krijojë epërsi përmes David Alaba, i cili shënoi pas një pasimi të Schweinsteiger dhe me një devijim të Arturo Vidal.

Në pjesën e dytë, në minutën e 63-të, Buffon mbrojti goditjen e Luiz Gustavos, por e lëshoi topin, të cilin e mori Mario Mandzukic dhe asistoi te Thomas Muelleri, i cili shënoi për 2-0.

Me këtë rezultat, Bayern Munich shkon me avantazh të madh në Itali dhe me shumë shanse për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button