(VIDEO) Gjigandi katalanas me shumë probleme ndaj parizienëve

Paris Saint Germaini dhe Barcelona janë ndarë në barazim, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e cila u zhvillua sonte në kryeqytetin francez.

Ndeshja në mes këtyre dy ekipeve përfundoi  2-2. Gjiganti katalanas e tha fjalën kryesore në pjesën e parë, por në të dytën është përballur me sulme të pareshtura të vendasve.

Lionel Messi ka qenë edhe një herë njeriu kryesor i Barçës duke shënuar gol në minutën e 38-të, kur mori një top fenomenal nga Dani Alves. Ylli argjentinas nuk luajti në pjesën e dytë, për shkak të një lëndimi të pësuar.

Parisienët barazuan gjithçka në minutën e 80-të përmes Zlatan Ibrahimovic, i cili ishte në pozicion të dyshimtë, por goli i tij u akordua. Në fund të takimit u shënuan edhe dy gola.

Fillimisht, Xavi Hernandez i kaloi miqtë në avantazh pas një goli të shënuar nga penalltia, kurse vendasit e barazuan rezultatin me anë të Matuidit.

Gjysmëfinalisti nga ky duel do të përcaktohet javën e ardhshme pas ndeshjes së kthimit që zhvillohet në “Camp Nou”.

Lajme të ngjashme

Back to top button