Lideri i Aleancës Maqedonase në Shqipëri, Vasil Sterjovski, nuk u zgjodh deputet

Lideri i Aleancës Maqedonase për Integrim Evropian (AMIE), Vasill Sterjovski, nuk arriti që të fitojë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri që u mbajtën më 25 prill. Sterjovski, ishte në vendin e 12-të në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Njësinë Zgjedhore të Korçës, njofton Portalb.mk.

“Në fund të procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, dua t’i falënderoj qytetarët nga qarku i Korçës të cilët më përkrahën dhe votuan për mua në këto zgjedhje parlamentare. Falënderime deri te të gjithë maqedonasit në Shqipëri të cilët jetojnë dhe punojnë në Maqedoni dhe Greqi, të cilët kanë shprehur dëshirë që më 25 prill të vijnë dhe votojnë për mua. Për fat të keq, Komiteti Teknik i Ekspertëve, në lidhje me masat për mbrojtjen e popullatës gjatë kohës së pandemisë me korona virus, katër ditë para zgjedhjeve, vendosi karantinë dyjavor për ata që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia. Për atë, maqedonasit nga këto dy shtete nuk kanë pasur mundësi të vijnë në Republikën e Shqipërisë dhe të votojnë për mua”, deklaroi Sterovski.

Sipas votave të fituara, ai është i nënti në listë, që do të thotë se nuk ka arritur të jetë në listën fituese, por është në listën e pritjes. Nëse lirohet vend gjatë mandatit katërvjeçar në përbërjen e re parlamentare, shton ai, sërish do të hyjë në Parlament.

PS-ja në nivel nacional është fitues absolut me 74 mandate, prej 140.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button