Bexheti: ministrat nuk kyçen direkt në fushatë

Blerim Bexheti, ministër i drejtësisë së Maqedonisë, nuk pajtohet me kritikat e asociacioneve të ndryshme të cilat vëzhgojnë zgjedhjet dhe me ata të ekspertëve se ministrat e Maqedonisë, po kyqen drejtë për së drejti në fushatën e zgjedhjeve lokale 2013.

‘Sipas Kodit zgjedhor, gjithçka funsionon sipas asaj që është e parparë në Kodin zgjedhor dhe ministrant vazhdojnë me punën e tyre, me aktivitetet e tyre nuk besoj se ka diçka shqetësuese. Në këtë periudhë parazgjedhore do të ishte apsurde nëse dikush pret ose kërkon që ministrat të jenë jashtë vendit. Është fushatë, është periudhë e fushatës parazgjedhore dhe është gjithçka legjitime dhe ligjore, prezenca dhe aktiviteti i tyre’ tha Bexheti.

Sa i përket konstatimit tjetër të asociacionit qytetar MOST, se zyrtarë të shtetit keqpërdorin vetura dhe resurse tjera shtetërore gjatë fushatës, Bexheti tha se nuk është i informuar me këtë.

‘Nuk kam informacion se ka keqpërdorim të resureve shtetërore’ tha Bexheti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button