Zbulohen tetë kilogramë marihuanë në një shtëpi në Tetovë

Policia e Tetovës ka zbuluar tetë kilogramë marihuanë gjatë bastisjes në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të 40-vjeçarit M.Z. në Reçicë të Vogël.

“Pas njohurive të operative të siguruara më parë se M.Z. është i involvuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në vjedhje dhe aktivitete të tjera kriminale, në njërën nga hapësirat ndihmëse, më saktë nën tavolinën e punës, janë gjetur shtatë paketime, nëntë qese najloni dhe një qese më e madhe e zezë me një materie të gjelbër barishtore, me gjasë marihuanë, me peshë të përgjithshme prej rreth tetë kilogramësh”, njoftoi policia.

Sipas SPB-së së Tetovës, gjatë kontrollit personal, te pantallonat e M.Z. janë gjetur tre qese “ziper” me materie të gjelbër barishtore, ndërsa në një karrocë dore për fëmijë është gjetur një peshore.

Në ndërkohë, ?.Z. ka tentuar të ikë, por është kapur menjëherë, është arrestuar dhe gjatë ditës së sotme kundër tij do të ngritet padia përkatëse. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button