Dënime me kusht për rrahjet në Kalanë e Shkupit

Gjykata penale e Shkupit, shqiptoi dënime me kusht prej shtatë muajsh, për 14 pjesëmarrës në rrahjet në Kalanë e Shkupit, që ndodhën në Shkurt të vitit 2011. Dënimi i kushtëzuar me burg i obligon të dënuarit që të mos e përsërisin veprën brenda dy viteve të ardhshme. 

Ky është aktvendimi i dytë i Gjyqit themelor Shkupi 1 për këtë vepër penale. Aktvendimi i parë u soll për njëzet të akuzuar, të cilëve iu shqiptua dënim me kusht prej tre muajsh në qoftë se nuk e përsërisin veprën brenda dy viteve të ardhshme. Një pjesë prej tyre parashtruan ankesë për përsëritjen e proceurës.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button