Filipçe: Kërkojmë që për Barjam dhe Pashkë mos të ketë orë policore, vaksinat Pfizer do të arrijnë

Ministri i Shëndetësisë së RMV-së, Venko Filipçe konfirmoi sot para gazetarëve se Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar zbutjen e masave restriktive në vend. Sipas ministrit, pritet që gjatë festës se Bajramit dhe festës së Pashkëve të mos ketë orë policore, njofton Portalb.mk.

“Në seancë të Qeverisë duhet të merret pajtueshmëria. Së pari të hapen terasat verore në të gjitha objektet hotelierike, ora policore të fillojë prej 21:00-05:00. Gjatë Bajramit dhe Festave të Pashkëve të mos ketë orë policore””, tha ministri Filipçe pasi vizitoi sallën A1 Arena në Boris Trajkovski ku zhvillohet vaksinimi në Shkup.

“Numrat po ulen, vala epidemiologjike po bie, presioni ndaj spitaleve po bie gjithashtu, sot kemi më pak se 100 të infektuar”, tha ai.

Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se sot pritet të arrijnë 10 mijë doza të vaksinës Pfizer.

“Sot arrijnë 10 mijë vaksina Pfizer, dhe kemi marrë renditjen se si çdo javë do të arrijnë sasi nga Pfizer, si dhe do të ketë vaksina që do të vijnë nga fondi solidar i BE-së” tha ai.

Filipçe njoftoi se pas datës 30 prill pritet të arrijnë edhe 200 mijë vaksinat kineze kundër Covid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button