Më e ulët se 500 euro rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut, ulje dhe ngritje në disa sektorë
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shkurt rroga mesatare neto është 27 948 denarë, që shënon 2.7% rritje në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me muajin paraprak kemi ulje për 1.2%, transmeton Portalb.mk.
“Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit shkurt 2021, është 27 948 denarë, ndërsa ajo bruto është 41 704 denarë”, njoftojnë nga Enti shtetëror për statistika.
Rritja e pagës në muajin shkurt ka ardhur për shkak rritjes në disa sektorë: Informimi dhe komunikimi për 10.1% duke arritur vlerën në 53 104 denarë, Veprimtari tjera shërbimi për 8.2% duke e rritur vlerën në 33 201 denarë dhe Minierat dhe gurorët për 7.5%, duke e rritur çmimin në 34 491 denarë. Paga mesatare mujore në arsim është 27 546 denarë.
Përveç kësaj rritje, ulje në krahasim me muajin paraprak është regjistruar në disa sektorë: Minierat dhe gurorët (9.0%), Arte, argëtim dhe rekreacion (6.4%), Veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (4.1%).
“Jemi të përkushtuar në realizimin e normave të rritjes ekonomike prej 4-5% dhe rritjen e pagave për 20% deri në 30% ose deri në 34 mijë denarë në katër vitet e ardhshme në mënyrë që të përmirësojmë standardin e qytetarëve dhe ekonominë në vend”, kishin premtuar në muajin janar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fushatën parazgjedhore parlamentare për zgjedhjet e 15 korrikut premtoi se paga mesatare do të jetë 34 mijë denarë.
- LEXO: Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut nën 500 euro, rritje dhe ulje në disa sektorë
- LEXO: RMV, u regjistrua diku rritje e diku ulje e rrogës mesatare, Qeveria premtoi rritje deri 30%
- LEXO: Zaev: Rrogë minimale 20 mijë denarë, mesatare 34 mijë denarë dhe pension për personat mbi 65 vjet
- LEXO: RMV, rreth 300 denarë rritje mesatare të rrogës neto, në disa sektorë rritje më të madhe
- LEXO: RMV, Vetëm 14 denarë rritje të rrogës mesatare në muajin shtator, ulje në disa sektorë
- LEXO: ANALIZË: Rroga mesatare në RMV u rrit për 39 euro – si u arrit kjo rritje? (Infografik)