RMV, padi penale për dy të punësuar në Agjencinë e Punësimit për regjistrim të paligjshëm të 87 shtetasve të huaj

Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik në SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër dy personave N.M. (48) nga Shkupi dhe V.Z. (60) nga Shkupi, të punësuar në Agjencinë e Punësimit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Padia ka të bëjë me dyshimin për kryerjen e veprës penale: “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”, sipas nenit 353 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

“Të denoncuarit në periudhën prej 20 nëntor 2020 deri më 22 janar 2021, në kundërshtim me nenin 13 dhe 4 nga ligji për punësim dhe punë të të huajve, kanë përgatitur dhe i kanë dhënë një personi juridik 14 formularë për aplikim për punë të të huajve në territorin e Maqedonisë së Veriut. Me këtë, faktikisht kanë legalizuar qëndrimin ilegal dhe punë për gjithsej 87 persona shtetas të huaj, pa leje për qëndrim legal të përkohshëm, për punë të të huajve, pa bërë raport legale për punë, sipas rregullativës ligjore nga ligji për raporte pune”, njoftuan nga MPB.

Nga ministria kanë thënë se në këtë mënyrë, personit juridik i kanë mundësuar shmangie të pagesës së tatimeve ndaj shtetit, në bazë të tatimit personal të të ardhurave dhe kontributeve nga sigurimi i obligueshëm shëndetësor, në shumë prej 593.056 denarë. Për këtë shumë personi juridik ka përfituar pasuri të pronësisë së paligjshme, ndërsa njëkohësisht për shumën e njëjtë, të denoncuarit kanë dëmtuar buxhetin e fondeve të RMV-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button