Euroambasadori Geer: Shkupi dhe Sofja të dyfishojnë përpjekjet për marrëveshje

Ai nuk deshi të komentojë aferën me dhënien e pasaportave me identitete të huaja, për shkak se bëhet fjalë për lëndë që është ende në hetim, ndërsa është i prerë për komente për shkak se konsideron se kjo e dëmton procesin, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Përpjekjet për zgjidhje të problemeve bilaterale me Bullgarinë duhet të rriten dyfish, për tu zhbllokuar procesi i negociatave, ndërkaq në ndërkohe duhet vazhduar me reformat.

Ky është qëndrimi i euroambassadorit David Geer, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.

David Geer potencoi se i kupton irritimin e njerëzve për shkak të bllokimit të procesit negociues me RMV-në, megjithatë, ai konsideron se qeveritë e dy vendeve duhet të dyfishojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjes.

“Unë mund të kuptoj se anulimi të cilin e shohin njerëzit është irritues. Njerëzit duan që të shkohet përpara në mënyrë të ndershme. Megjithatë, për të shkuar përpara në situata si kjo, të ju përgjigjem në pyetjen, është në mënyrë të dyfishtë të rriten përpjekjet për arritje të marrëveshjes. Kështu që ne shumë shpresojmë se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të vazhdojnë në mënyrë konstruktive të angazhohet me qëllim të arritjes së zgjidhjes bazuar në marrëveshjen e përbashkët dhe në këtë mënyrë negociatat mund të fillojnë” tha Geer.

Ai nuk dëshiroi të komentojë rastin me dhënien e pasaportave me identitete të huaja, për shkak se bëhet fjalë për lëndë në hetim, megjithatë është i prerë se është herët që të komentohet për shkak se kjo e dëmton procesin.

“Unë pashë biseda për regjimin pa viza. Është e vërtetë se siguria e dokumenteve është e rëndësishme përgjatë procesit të udhëtimit pa viza. Megjithatë, mendoj se është shumë herët të fillohet të bisedohet se a do të ketë ky rast ndikim në regjimin pa viza. Në qoftë se keni akuza për sigurinë e dokumenteve është e rëndësishme se si shteti përballet me këtë, si sistemi gjyqësor do të përballet me këtë dhe në qoftë se ka veprime të gabuara. Në qoftë se ka gropa ata të mbyllen. Mendoj se këtu është rasti, dhe jo te regjimi pa viza”, tha Geer.

Ai është i prerë se BE-ja asnjëherë nuk e ka anashkaluar agjendën për Ballkanin Perëndimor dhe se kjo e fundit vazhdon të jetë prioritet, me çka e potencoi edhe diskutimin e veçantë për perspektivën evropiane të rajonit që duhet të mbahet nesër në Luksemburg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button