Arta Limani: Unë nuk mundem pa pikturuar, është jetë për mua (VIDEO)

Arti është një mënyrë për të shprehur kreativitetin dhe ndjenjat. Këtë e bën edhe Arta Limani, nxënëse e vitit të katër në shkollë të mesme në Kumanovë. Talenti i saj për të pikturuar është mbresëlënës. Në intervistën për Portalb, Arta tregon për dashurinë e saj ndaj pikturimit.

“Gjithçka filloi kur mora lapsat dhe bllokun dhe fillova t’i hidhja ngjyrat ashtu siç më pëlqente mua. Shikoja retë dhe krijoja në mendjen time figura të llojllojshme. Punoja ditë e natë, sepse kështu ndjehesha më mirë, kështu doja ta kaloj kohën. Ato minuta të kaluara atëherë, sot i quaj koha e artë, se duke punuar me aq vullnet dhe përkushtim arrita ‘perfekten’.” U shpreh Arta.

Arta talentin e saj për pikturim e ka shpallur nëpër rrjetet e saj sociale, e sidomos në Instagram, në llogarinë e saj drawings.arta. Ajo aty ka marrë shumë vëmendje dhe tani ka një numër të madh ndjekësish. Në Instagramin saj mbizotëron portreti. Tani Arta ka shndërruar llogarinë e saj në Instagram edhe në një biznes, ku ka shumë interes nga njerëzit për të blerë vizatimet e saj.

This slideshow requires JavaScript.

“A do të mund të jetonte peshku pa ujë? Po ti pa ajër? Unë nuk mundem pa pikturuar, është jetë për mua. Dhe do të vazhdoj t’i hedh idetë dhe shprehjet e mia në telajo deri në frymën e fundit, deri në perfeksion.” Tha Arta.

Mesazhi që Arta përcolli për të gjithë artistët e rinjë është:

“Mos u ekspozo. Jo të gjithë duan ti shohin arritjet e tua! Por, puno dhe zhvillohu në qetësi. Ji origjinal i vetes dhe kopja e askujt. Në momentin që do godasësh, do godasësh aq fort sa ziliçarët do rrinë duke shikuar pa mundur të të gjejnë një pikë të dobët! Duro, puno dhe kurrë mos u dorëzo.” e përmbylli Arta Limani. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button