Ministrja Carovska paralajmëroi se regjistrimet e filloristëve do të jenë edhe online

Regjistrimi i filloristëve në maj do të mund të bëhet edhe në formë elektronike, paralajmëroi sot ministrja e Arsimit, Mila Carovska. Përmes portalit uslugi.gov.mk, prindërit/kujdestarët mund të plotësojnë aplikim, të zgjedhin shkolla dhe të ngarkojnë dokumentet e nevojshme për vaksinim dhe kontrolle, transmeton Portalb.mk.

“Prej në maj fillojnë regjistrimet në arsimin fillor. Koncepti i ri për reformën në arsimin fillor është miratuar, programet e reja për klasën e parë janë miratuar, janë shpallur konkurset për regjistrim të materialeve të reja për mësim të cilat duhet të jenë në nivel të cilësisë që e kanë vendet e zhvilluara dhe në këtë në mënyrë plotësuese është edhe shërbimi regjistrimi online i nxënësve të klasës së parë. Jam e sigurt se prindërit do ta shfrytëzojnë dhe se do të ketë më pak rrëmujë në shkolla dhe do të kemi qasje bashkëkohore bë regjistrimin në shkollë fillore. Më tej do të punojnë edhe në arsimin e mesëm”, tha Carovska.

Ministrja sot mori pjesë në konferencë online për digjitalizim të shërbimeve në fushën e arsimit, së bashku me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, zëvendësambasadori britanik, Dominik Otuej, këshilltar i lartë i politikave në Sigma, Kaido Pabusk, profesori i FSHKI, Boro Jakimovski.

Nga Ministria e Arsimit paralajmërojnë se në periudhën vijuese do të digjitalizohen shërbimet në lidhje me shkencën dhe në pjesën e arsimit fillor dhe të mesëm, shërbimet e ditarit elektronik prindërit do t’i marrin në ueb aplikimin, si raporte të përmbledhura një herë në javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button