RMV, sindikalistët protestuan para objektit të Qeverisë, paralajmëruan radikalizim të protestave

Konfederata e sindikatave të lira (KSL) sot protestuan me vetura në marshin e organizuar nga bulevardi afër objektit të RTMV deri te objekti i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Kërkesa kryesore e sindikalistëve është respektimi i ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive që kanë të bëjnë me të drejtat e punëtorëve, nën moton e protestës “Mjaft më, e tepruat”.

Bllagoja Rallpovski, ashtu siç kishte paralajmëruar, theksoi që kjo është një protestë paralajmëruese, e cila do të pasojë me masa më radikale, nëse autoritetet nuk reflektojnë. Rallpovski, si në konferencën e fundit për media, kërkoi gjithashtu që të ndalen përpjekjet për përçarjen e sindikalistëve.

9 prill Konfederata e sindikatave të lira (KSL) pati paralajmëruar radikalizim të revoltës së tyre, fillimisht përmes protestës paralajmëruese. Sindikalistët theksojnë se institucionet shtetërore nuk respektojnë dhe nuk e zbatojnë ligjin, dhe kërkesa e vetme e tyre është zbatimi i ligjit, duke sqaruar se disa institucione nuk e paguajnë rrogën e plotë për punonjësit që ishin të prekur nga virusi Kovid-19.

“Kemi shprehur pakënaqësi për mënyrën e nismës për të dielën si ditë jo-pune, përmes të dielës si ditë jo-pune, po bëhet populizëm, pasi të gjithë punonjësit përsëri do të punojnë të dielën”, pati deklaruar Rallpovski në konferencë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button