BDI zyrtarisht emërton ministrat e ri

Bashkimi Demokratik për Integrim sot dhe zyrtarisht ka njoftuar opinionin se ka përcaktuar ministrat dhe zëvendës ministrat e rinj në qeverinë e Republikës së Maqedonisë, pas dorëheqjeve të Nevzat Bejtës, Teuta Arifit dhe Arben Llabënishtit. Lista është si vijon:

Fatmir Besimi; Zëvendëskryeministër për çështje evropiane
Talat Xhaferi; ministër i mbrojtjes
Tahit Hani; ministër i pushtetit lokal
Zemri Qamili; zëvendës ministër në ministrinë e punëve të brendshme
Xhelal Bajrami; zëvendës ministër në ministrinë e transportit dhe lidhjeve
Ardian Xheladini; zëvendës ministër në ministrinë e financave

“Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vazhdon te mbetet promotor kryesor i instalimit te standardeve të reja demokratike në politik bërje ne vend. Duke u nisur nga fakti që njëri nga parimet kryesore të Bashkimit Demokratik për Integrim është transparenca, ndershmëria dhe përkushtimi në obligimet e marra, me dorëheqjet nga funksionet shtetërore u instalua edhe një standard i ri demokratik i panjohur në vend” shkruhet mes tjerash në komunikatën e BDI-së.

Emrat e ministrave të ri do të plotësohen javën e ardhëshme në seancë të Parlamentit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button