Shkup, PDSH sonte promovon kandidatët e komunave

Konventa e Partisë Demokratike Shqiptare do të mbahet sonte në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup nga ora 18.00.

Në këtë konventë do të promovohen kandidaturat e të kandidatëve për kryetarë komunash njëkohësisht do të bëhet edhe promovimi i këshilltarëve komunal për zgjedhjet e rregullta lokale që pritet të mbahen në muajin mars në Maqedoni.

PDSH ka nominuar kryetarë për secilën komunë përpos në Kërçovë ku mbështet kandidatin e BDI-së për të fituar shqiptarët këtë komunë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button