Qeveria me 3,5 mln euro do të financojë investimet në turizmin rural

Rreth 3,5 milionë euro do të investojë Qeveria për programin për zhvillim e turizmit rural. Kjo do të thotë se Qeveria në vitin 2013 do të financojë 50 për qind të investimeve në turizëm që do të bëhen në mjediset rurale. 

Para do të jepen për vendosjen e modernizimit të kapaciteteve akomoduese, shërbimeve hotelierike, akomodim në natyrë, muzeume rurale, aktivitete argëtuese dhe pajisje, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

Duhet rikujtuar se qyteti i Strugës tashmë disa dekada është thuajse plotësisht jashtë fokusit të investimeve qeveritare dhe investimeve të huaja. Edhe pse një qytet me potencial tepër të lartë turistik, Struga ka ngelur në hije të qytetit fqinj të Ohrit i cili po ndërtohet dhe zhvillohet në të gjitha parametrat.

Masa tjetër që Qeveria do ta ndërmarrë për përkrahjen e turizmit është duke zgjeruar përfshirjen e vendeve për të cilat do të jep subvencione për tërheqjen e tursitëve të huaj.
Nga vitit 2013 kjo masë përveç vendeve nga Beneluksi, do të vlejë edhe për Finlandën, Norvegjinë, Danimarkën, Suedinë, Rusinë, Ukrainën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Japoninë. Për vitin 2014 masa vjetore do të zgjerohet edhe për Kinën dhe Indinë. Në vitin 2015  do të paguhen subvencione edhe për turistët nga Kazakistani, Azerbajxhani, Katari, Gjermania, SHBA-ja dhe Anglia.

Qeveria ka zgjatur edhe afatin për parashtrimin e kërkesës për subvencion në 60 ditë për të gjtha llojet e kërkesave nga periudha prej janarit deri në shtator, ndërsa nga periudha tetor-dhjetor 2013 ai do të jetë 30 ditë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button