Shkup, “Dita e plisit’ mysafir djali i Adem Jasharit

Me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! organizon akademine solemne “Dita e Plisit” që do të mbahet nesër, e diell, 17 shkurt, me fillim në ora 19:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup.

Si që lajmërojnë nga kjo lëvizje, mysafir nderi i këtij manifestimi do të jetë djali i komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari, z. Lulzim Jashari.

Programi kulturor do të begatohet me pjesëmarrjen e korit të Liceut Artistik “Jordan Misja” nga Tirana si dhe pikë të tjera artistike, përfshirë edhe ndarjen tradicionale të plisave.

Lajme të ngjashme

Back to top button