Ambasada e SHBA-së në RMV për aksionin anti-drogë: Si në rastin e pasaportave, punuam bashkë me MPB-në
Ambasada e Amerikës në Shkup ka konfirmuar, se ka punuar bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme në aksionin anti-drogë për të cilin njoftoi dje ministri Oliver Spasovski.
Nga Ambasada njoftojnë, se ndihma ka qenë teknike.
“Në këtë rast, si në rastin e pasaportave, punuam bashkë me MPB-në dhe dhamë ndihmë teknike”, thanë nga Ambasada për SDK.
Në aksion u konfiskua drogë në vlerë mbi 800 mijë euro, dhe mes të arrestuarve është edhe komandanti i Stacionit Policor në Prilep.
Aksioni anti-drogë, mes të arrestuarve komandanti i stacionit policor në Prilep.