RMV, një 32 vjeçar në mesin e 51 pacientëve që ndërruan jetë me Kovid-19, rritje e rasteve aktive
Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 4 438 të testuar për Kovid-19, 1 302 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 51 persona kanë humbur betejën me virusin. Të shëruar janë regjistruar 626 pacientë, njofton Portalb.mk.
Në Shkup ndërruan jetë njëzet pacientë (87, 81, 80, 80, 79, 79, 76, 73, 71, 69, 68, 68, 62, 62, 62, 60, 56, 55, 53, 51g , 47v) me virusin korona, pesë pacientë në Prilep (84, 82, 77, 72, 72v), Strumicë (84, 81, 77, 76, 70v), Kumanovë (52, 52, 32v), Koçani (63, 61, 46v), Tetovë (69 dhe 55v), Gostivar (83, 57v), Kavadarci (77 dhe 74v), Ohri (77 dhe 66), Manastir (73v), Negotinë (68v), Gjevgjeli (76v), Radovish (77v), Dellçevë (79v), Vinica (74v) dhe Vallandovë (58v).
Ndryshe, deri tani, një total prej 651.997 testeve të Kovid-19 janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virusin korona në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 137.728, numri i pacientëve të shëruar është 111.765, numri i atyre që humbën jetën është 4.073 dhe numri i rasteve aktive është 21.890.