Në Britani të Madhe për 7 ditë nga Kovid kanë ndërruar jetë 254, në RMV 263 persona, atje me nje dozë janë vaksinuar 46% nga popullata 68 milionëshe
Gjatë shtatë ditëve të kaluara, gjegjësisht nga 28 marsi e deri më 3 prill në vend nga Kovid-19 e kanë humbur jetën 263 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.
Në të njëtën periudhë në Britani të Madhe ku është vaksinuar 46 për qind e popullatës, 254 pacientë e kanë humbur jetën të cilët mjekoheshin nga Kovid-19.
Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë britanike deri më tani në vend me dozë të parë janë vaksinuar 31.425.682 persona, ndërsa dozën e dytë e kanë marrë 5.205.505. Nga të vaksinuarit, 18 milionë e kanë marrë vaksinën “Astra Zeneka”.
Si rezultat i shkallës së lartë të vaksinimit, në Britani të Madhe çdo ditë bien numrat e të sapinfektuarve, viktimave dhe rasteve të reja.
Piku i virusit në Britani të Madhe ishte në janar edhe atë më 8 janar u regjistruan 68.053 raste të reja ditore, ml 29 janar kanë ndërruar jetën më shumë persona – 1.823 të sëmurë, ndërsa më 30 janar ka pasur numër më të madh të rasteve aktive edhe atë mbi 2 milionë.
Në Izrael dje e kanë humbur jetën 16 persona nga Kovid-19, kishte 363 të infektuar të rinj, ndërsa aktiv janë 6.086 raste.
Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se nga e hëna do të fillojë vaksinimi masiv në sallën “A1 Arena Boris Trajkovski” me 20.000 vaksina “Sputnik” të cilat i morëm si donacion nga Serbia. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se në fillim do të vaksinohen nga 3.000 persona në ditë, ndërsa për një kohë të shkurtër do të rritet numri dhe në ditë vaksinë do të marrin nga 7.000 qytetarë.
Nga e mërkura në shtëpitë e shëndetit me 24.000 doza të vaksinës “Astra Zeneka” të marra përmes mekanizmit Kovaks vaksinohen personat më të moshuar se 77 vjeç. Paraprakisht janë vaksinuar rreth 7.000 punonjës shëndetësor me “Fajzer” dhe “Sputnik”.