Pellegrini i thotë JO Romës

Trajneri i Malagas, Manuel Pellegrini ka patur një ofertë nga Roma dy javë më parë, por e refuzoi, bëri të ditur agjenti i tij. Verdhekuqtë shkarkuan Zdenek Zeman më 2 Shkurt dhe për momentin drejtohen nga Aurelio Andreazzoli.

“I thamë jo ofertës së Romës pasi ndodhemi në mes të sezonit. Ka patur interes edhe nga Chelsea e disa klube të tjera, por asgjë zyrtare. Manuel do të pëlqente të drejtonte ndonjë skuadër në Angli, Gjermani, Itali apo ndonjë kampionat tjetër. Ka ende shumë kohë për të vendosur se ku mund të jetë sezonin e ardhshëm”, tha agjenti i teknikut, Jesus Martinez.

Lajme të ngjashme

Back to top button