Maradona përsëri baba

Diego Fernando Maradona ka lindur. Djali i legjendës argjentinase të futbollit Diego Maradona dhe Veronica Ojeda janë bërë prindër dje rreth orës 23.50 në Klinikën “Los Arcos”.

Sipas asaj që raporton argjentinasja “Ole”, foshnja peshon 3,2 kg dhe gëzon shëndet të plotë megjithëse ka lindur një muaj më parë, pasi ishte parashikuar të lindte më 15 mars.

Diego Fernando është fëmija i katërt i Diego Armando Maradona-s. Ai ka dy vajza, Dalma 25 vjeç dhe Giannina 23 vjeç nga ish-bashkëshortja, Claudia Villafane dhe një djalë, Diego Junior 26 vjeç, nga një marrëdhënie jashtëmartesore me shtetasen italiane, Claudia Singagra, kur ai luante me “Napolin”, të cilin ende nuk e ka njohur.

Maradona është gjithashtu gjyshi i Benjamin-it, i biri i Giannina-s dhe i sulmuesit argjentinas të “Manchester City”, Sergio Aguero. 
Ish-numri 10 dhe trajner i Argjentinës (2008-2010) banon aktualisht në Dubai, ku është ambasador sportiv i Emirateve.

Lajme të ngjashme

Back to top button