Liga e Kosovës në “futbol24.com”

Lajm i mirë për sportin kosovar e në veçanti për Raiffesisen Super Ligën e Kosovës në futboll. Futbolli kosovar nga edicioni i ri do të mund të përcillet live në një nga portalet më të fuqishme në botë për rezultatet live siç është portali www.futbol24.com. 

Pra me një fjalë mund të themi që edhe liga kosovare po fillon ngadalë ndërkombëtarizimin, ky lajm i mirë vjen pasi muaj më parë grupmoshave të reja dhe skuadrave kosovare i është dhënë drita e gjelbër për të luajtur ndeshje miqësore. 

Shpresojmë që së shpejti futbolli jonë do të pranohet edhe në instancat më të larta të futbollit siç janë Fifa dhe Uefa.

Lajme të ngjashme

Back to top button