Salla Univerzale do të rindërtohet nga themeli

Si përfundim i tribunes  “Strategjia për zhvillim të Sallës Univerzale për periudhën 2013-2016”, është konstatuar se Salla Univerzale do të prishet nga themeli dhe do të ndërtohet objekt i ri. Kjo duhet të bëhet sepse ndërtesa është e vjetër 47 vjetë.

Sipas paralajmërimeve të përfaqësuesve të Sallës Univerzale, parashihet që salla të rrënohet 80% ndërsa të ngelin vetëm themelet.

Siç tha drejtoresha e Salles Univerzale, Vera Boshkovska obligimib për rindërtimin e sallës mori përsipër qeveria. Nga momenti që do të miratohen fondet e ndërtimit duhet të kalojnë gjashtë muaj, për t’u përgatitur dhe përshtatur kushtet.

Paneli theksoi se fondet që Universale të siguruara nga vetë-financim, lëshimi i sallës dhe aktivitetet e saj nuk janë të mjaftueshme për mirëmbajtjen dhe funksionimin e objektit.
Përndryshe rindërtimi i Sallës Univerzale u paralajmërua që nga vitii i kaluar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button