Bashkpunimi BDI-PAE vendoset sot nga partia e Canovskit ?

Bashkëpunimi mes partisë së Fiat Canovskit dhe Ali Ahmetit do të definohet gjatë ditës së sotme njoftojnë burime të afërta me partinë e Fiat Canovskit. 

Sipas të njëjtave burime tashmë në adresë të PAE-së ka ardhur oferta nga BDI, ku veç detajeve tjera ofrohen 3 vende në listën e përbashkët për këshilltar në dhjetëshen e parë, për të cilën ekipi negociator i PAE-së ka rënë dakord ,por gjithsesi vendimin përfundimtar  për ndonjë koalicion të mundshëm përsëri duhet ta konfirmojë Këshilli drejtues i Partisë për Ardhmëri Evropiane të Fiat Canovskit njoftojnë burime të afëerta nga kjo parti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button