Del në shesh e vërteta e vajzës që lindi në moshën 9 vjeçe

Para pak ditësh një lajm tronditi botën mbarë. Thuhej se në Meksikë një vogëlushe vetëm 9 vjeçe kishte lindur bebe. Atëherë u tha se ajo ishte tetë vjeç, kur mbeti shtatzënë me një adoleshent, që ishte arratisur.

Por, tani zyrtarët meksikanë konfirmojnë se vajza që lindi beben është 12 ose 13 vjeçe, dhe jo 9, siç pretendonte mamaja e saj.

Zyrtarët po ashtu kanë konfirmuar se njerku i saj 44- vjeçar është babai i fëmijës dhe jo i dashuri  i saj adoleshent.

Ishin fqinjët që hodhën fillimisht dyshime për moshën e vajzës, të quajtur Dafne.

Ka spekulime të ndryshme për këto veprime të mamasë së Dafnes, por njëri prej tyre thotë se ajo do ta fusë vajzën në rrugën e prostitucionit. Vetë mamaja e Dafnes punon si prostitutë.

Lajme të ngjashme

Back to top button