Konsumimi i birrës nuk rrit barkun

Sipas raportit të fundit nga një studim i bërë këto ditë thuhet se birra nuk ndikon në rritjen e barkut tek konsumuesit e saj. “Fatkeqësisht, birra ka imazhin e një pije me shumë kalori dhe yndyrë” ka deklaruar për Times, dr. O’Sullivan, autore e këtij studimi.

Nëse pijmë sasi të mëdha të birrës do të shtojmë peshë, mirëpo i njejti fakt vlen edhe për konsumuesit e verës. 
Raporti “Birra dhe kaloritë; studim shkencor” thekson se birra përmban vitamina, fiber, antioksidues dhe minerale si silikoni që ndikojnë në uljen e rrezikut ndaj osteoporozës.

“Nëse konsumohet në sasi të moderuar, birra ashtu edhe sikur vera, ofrojnë disa vitamina dhe minerale esenciale të cilat poashtu mund të mbrojnë trupin e njeriut nga sëmundjet e zemrës, osteoporoza dhe diabeti.” – ka shtuar autorja e këtij studimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button