Policia arrestoi dy qytetarë për transmetim të kundërligjshëm të programeve televizive

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuara dy qytetarë të Tetovës të dyshuar për ritransmetim të kundërligjshëm të programeve televizive, transmeton Portalb.mk.

“Janë privuar nga liria 33 vjeçari V.O. dhe 53 vjeçari B.O. nga Tetova për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “shkeljen e të drejtës të autorësisë dhe të drejtave të afërta”, e dënueshme sipas nenit 157 të Kodit Penal”, sqarojnë nga policia.

Raportohet që në hapësirat e tyre janë gjetur pajisje që kanë mundësuar veprën penal, si laptop-kompjuterë, USB, resiverë, kutia androidi e pajisjeve tjera, që i kanë mundësuar përfitime material.

Policia paralajmëroi që do të paraqitet kallëzim penal ndaj dy qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button