Materialet e webinarit në kuadër të ‘Burimeve të hapura arsimore’ janë përkthyer në serbisht, turqisht dhe boshnjakisht

Në funksion të dhënies së kontributit në tejkalimin e problemit të mungesës së burimeve të hapura arsimore në gjuhët e bashkësive më të vogla etnike në vend, Fondacioni Metamorfozis në kuadër të projektit “Burime të hapura arsimore”, të gjitha materialet që i përdor në kuadër të webinarit të mbajtura në gjuhën maqedonase. i ka përkthyer në serbisht, turqisht dhe boshnjakisht, transmeton Portalb.mk.

Si burime të hapura arsimore, të njëjtat materiale në këto tre gjuhë, për të gjithë të interesuarit janë në dispozicion në www.oer.mk/resources/.

“Shpresojmë që kontributi ynë modest për pasurimin e fondit të burimeve arsimore në këto gjuhë do t’ju inspirojë juve, pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë në procesin arsimor, për të krijuar burimet tuaja të hapura arsimore, në të gjitha gjuhët e mësimit”, tha Goce Arsovski, koordinator i projektit “Burime të hapura arsimore”.

Mungesa e burimeve të hapura arsimore për gjuhët e bashkësive më të vogla etnike në vendin tonë është një temë e trajtuar shpesh nëpër takime, trajnime, webinare në kuadër të projektit “Burime të hapura arsimore”, por edhe në mes publikut më të gjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button