Kompanitë IT të Maqedonisë mund të marrin pjesë në tenderët e NATO-s

Agjencia e Informacionit dhe Komunikimit e NATO-s, sot prezantoi përpara disa kompanive të vendit dhe ekspertëve të IT-së, mundësitë për pjesëmarrje në tenderë për mbështetje profesionale të proceseve të biznesit të Aleancës, në fushën e sistemeve të komunikimit dhe informacionit, mbrojtjes kibernetike, platformave ose gjithsej rreth 150 shërbimeve, informoi sot Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sekerinska, transmeton Portalb.mk.

Ngjarjen online e hapi ministrja, duke inkurajuar kompanitë tona të aplikojnë.

“Kemi hapur derën për në NATO dhe tani po hapim derën për në tregun e NATO-s. Agjencia e Informacionit dhe Komunikimit e NATO-s prezantoi sot për disa nga kompanitë tona dhe ekspertët e IT-së mundësitë për pjesëmarrje në tenderë për mbështetje profesionale të proceseve të biznesit të Aleancës, në fushën e sistemeve të komunikimit dhe informacionit, mbrojtjes kibernetike, platformave ose gjithsej rreth 150 shërbimeve”, njoftoi ministrja Shekerinska në Facebook, pas takimit online me përfaqësuesit e ndërmarrjeve në Maqedoni.

Maqedonia e Veriut, disa ditë më parë shënoi një vit të anëtarësimit në NATO. Me këtë rast, për vizitë në Maqedoni ishte Komandanti i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Admirali Robert Burke, i cili falënderoi Maqedoninë për kontributin e saj në Aleancë dhe sigurinë botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button