Legjenda spanjolle, i jep lamtumirën Schalke 04

Legjenda spanjolle, Raul Gonzalez Blanco përpara 78 mijë tifozëve i ka thënë lamtumir klubit gjerman, Schalke 04.

Ish idhulli i Real Madridit dhe më pas idhulli i Schalke 04 ndeshjen e fundit e zhvilloi në “Veltins Arena”.

Është interesante se 36-vjeçari ka luajtur 45 minuta me ish skuadrën e tij dhe 45 të tjerat me ekipin aktual Al Sadd, që humbi ndeshjen me rezultatin të thell 9 me 0.

Sulmuesi spanjoll në përfundim të ndeshjes falenderoi skuadrën dhe drejutesit e Schalke 04 duke u shprehur se do te jetë përgjithmonë i bardhë e i kaltër. 

Raul me skuadrën gjermane ka luajtur për dy sezone, shënoi 40 gola dhe ka fituar Kupën e Gjermanisë në vitin 2011./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button