Përdorimi i celularëve dhe kanceri!

Njeriu, më shumë se kurrë, është i ekspozuar në rrezatimin elektromagnetik, për shkak të rritjes së përdorimit të telefonisë mobile , si rezultat i rritjes dhe zhvillimit teknologjik, si dhe si nevojë e pashmangshme e komunikimit modern.

Telefonat mobilë përdoren nga të gjithë si aparat folës, orë alarmi dhe mjet komunikimi. Edhe pse ka shumë diskutime, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ka mjaft fakte shkencore që tregojnë se telefonat mobilë dhe pajisjet “wireless” shkaktojnë rrezik potencial për dëmtimin e shëndetit të njeriut – sidomos tek fëmijët dhe gratë shtatzëna.

Telefonat mobilë përdoren mesatarisht nga 9 deri në 24 muaj dhe më pas zëvendësohen me aparate më të reja teknologjike.

Kohët e fundit në Evropë (Gjermani, Rusi, Suedi, Zvicër, Finlandë etj.) janë organizuar fushata
paralajmëruese për kufizimin e përdorimit të telefonave mobil nga fëmijët. Rusia ka shkuar një hap më tej, duke aplikuar masa më të rrepta për përdoruesit e telefonave mobilë nën moshën 18 vjeçare dhe nga gratë shtatzëna.

Disa vende të tjera, si Franca, i kanë ndaluar kompanitë që të reklamojnë telefoninë mobile tek
fëmijët, për shkak të rreziqeve shëndetësore.

Prodhuesit e telefonave mobilë si Blackberry dhe Apple, thonë gjithashtu se konsumatorët e produkteve të tyre duhet të mbajnë telefonat larg trupit, për të qenë më të sigurt dhe ata theksojnë se këto rekomandime nuk konsiderohen shumë nga konsumatorët edhe pse ato janë të shkruara nëpër manuale.

Këshilla për efektet shëndetësore.

1.Përdorimi i mobilave dhe kanceri – Në vitin 2012 Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit, ka klasifikuar fushat elektromagnetike si kancerogjene për trupin e njeriut, duke u bazuar në rritjen e rrezikut të sëmundjes së gliomës, llojit malinj të kancerit të trurit, të cilat lidhen me përdorimin e telefonave pa tel.

2.Pritshmëria e zhvillimit të sistemit nervor – Truri është shumë i ndjeshëm ndaj ndikimeve ambienttale, të cilat mund të prodhojnë dëmtime të pariparueshme gjatë periudhave të zhvillimit të sistemit nervor.

3.Efektet në sistemin nervor – Pasojë e ekspozimit në telefonat mobilë në barkun e nënës. Ekspozimi i bebeve para lindjes dhe pas lindjes në telefonat mobilë shoqërohet me problem të sjelljes te fëmijët, si hiperaktivitet në moshën 6 vjeçare, para fillimit të shkollës. Aldad, Gan, Gao, dhe Taylor (2012) raporton se ekspozimi i fetusit në rrezatim dhe radiofrekuencë sjell çrregullime të sjelljes së neuroneve.

4.Efektet në shëndetin riprodhues – shumë studiues raportojnë se ekspozimi ndaj mobilave ndikon në shëndetin riprodhues sidomos të meshkujve.

5.Vështirësia për të kuptuar efektet afatgjata – përdorimi i mobilave për një kohë të shkurtër e bën të vështirë ndërtimin historik për parashikimet e efekteve që ata kanë në shëndetin e njeriut. Disa tumore janë shfaqur më parë se sa përdorimi masiv i telefonave mobilë.

6.Shëndeti psikologjik – Mobilat krijojnë lirinë e komunikimit të shpejtë sidomos në zonat e largëta, por krijojnë edhe vartësi psikologjike. Efektet më të shpeshta janë largimi nga kontakti social, paaftësia për t’u fokusuar në punë komplekse dhe afatgjate dhe ndjenjën e ankthit.

7.Dëmtimi i ADN-së dhe gjeneve – Mobilat transmetojnë rrezatim elektromagnetik të pajonizuar, që mund të sjellin ndryshime biokimike në qelizat e njeriut dhe që ndryshojnë strukturën e ADN-së.

8.Aksidentet me veturë, lëndimet dhe vdekshmëria – Përdorimi i telefonave mobilë gjatë drejtimit të automjeteve përbën një kërcënim serioz për shëndetin dhe sigurinë publike. Rreth 11 për qind e të gjithë drejtuesve të automjeteve përdorin telefonat mobilë në të njëjtin kohë. Rreth 20 për qind e fataliteteve në komunikacion lidhen me përdorimin e mobilave gjatë drejtimit të veturave në SHBA.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button